Policia vazhdon angazhimin për respektim të masave anti-COVID dhe kufizimeve të vendosura

07.05.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke u angazhuar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Po ashtu policia po apelon për respektim të masave anti-COVID, në mënyrë që sa më parë të kthehet normaliteti. Policia e Kosovës me njësitet e saj dhe autoritetet tjera ende po […]

Policia vazhdon angazhimin për respektim të masave anti-COVID dhe kufizimeve të vendosura Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke u angazhuar me patrullime të rrepta në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Po ashtu policia po apelon për respektim të masave anti-COVID, në mënyrë që sa më parë të kthehet normaliteti.

Policia e Kosovës me njësitet e saj dhe autoritetet tjera ende po kontribuon ditën dhe natën, që të parandalohet përhapja e pandemisë.

“Duke respektuar masat dhe duke iu përmbajtur rregullave të përcaktuara, së bashku mund ta tejkalojmë këtë situatë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se ditëve të fundit është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me COVID-19.

Ndërsa tashmë në Kosovë ka arritur edhe një kontingjent prej rreth 5 mijë dozave të vaksinave kundër COVID-19.