Policia tregohet e ‘pamëshirshme’, gjobit mbi 2300 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

05.09.2021

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë disa masa për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi. Policia e Kosovës krahas aktiviteteve të saj, po zhvillon edhe aktivitetin për zbatim të masave anti-COVID, ku për qytetarët që nuk po i respektojnë masat ka zero tolerancë. PK-ja […]

Policia tregohet e ‘pamëshirshme’, gjobit mbi 2300 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19, ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmerrë disa masa për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi.

Policia e Kosovës krahas aktiviteteve të saj, po zhvillon edhe aktivitetin për zbatim të masave anti-COVID, ku për qytetarët që nuk po i respektojnë masat ka zero tolerancë.

PK-ja në raportin 24 orësh ka njoftuar se të premtën ka shqiptuar 2,358 gjoba për mosrespektimin e masave kundër COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga dita e hënë, e të cilat do të zgjasin deri më 13 shtator.

Kjo pasi që situata me COVID-19 në vendin tonë është tejet e rëndë, vetëm dje janë konfirmuar 1,278 si dhe janë regjistruar 21 raste të vdekjes.