Policia s’po ua fal ‘dakikun’ qytetarëve, vetëm dje u gjobitën mbi 2500 persona për mosrespektim të masave anti-COVID

07.09.2021

Policia e Kosovës që më shumë që një javë ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e COVID-19. Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia brenda 24 ore ka shqiptuar 2,520 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID-19. Ndryshe masat e reja […]

Policia s’po ua fal ‘dakikun’ qytetarëve, vetëm dje u gjobitën mbi 2500 persona për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës që më shumë që një javë ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e COVID-19.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia brenda 24 ore ka shqiptuar 2,520 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi javën e kaluar, e të cilat do të zgjasin deri më 13 shtator.

Kjo pasi që situata me COVID-19 në vendin tonë është tejet shqetësuese, vetëm dje janë konfirmuar 489 si dhe janë regjistruar 28 raste të vdekjes.