Policia “shtrëngon dhëmbët”, 1073 dënime për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

15.10.2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj pas takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe minishtrin e shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur edhe një takim virtual me menaxhmentin e PK-së. Në këtë takim Qalaj ka kërkuar angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. […]

Policia “shtrëngon dhëmbët”, 1073 dënime për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj pas takimit me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe minishtrin e shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur edhe një takim virtual me menaxhmentin e PK-së.

Në këtë takim Qalaj ka kërkuar angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. Drejtorët rajonal duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia.

“Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave” ka thënë Qalaj.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 ore Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet, duke gjobitur 1073 qytetar të cilët nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID-19.

Gjithashtu, brenda 24 ore nga policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona, ku prej tyre dy janë në vuajtje të dënimit dhe 13 të tjerë në mbajtje.