Policia shton masat policore për të rritur sigurinë në trafik

10.08.2019 / Kronika
Policia e Kosovës, vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik.
Përmes një njoftimi ka bërë të ditur se, masat janë shtuar përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.
Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës KËRKON dhe njeherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së siguris në trafik.
Policia e Kosovës, uron që kjo festë të kaloj në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.
Të fundit
4 minuta më parë / Kronika
Njësia e antidrogës në Prizren arreston 3 persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë7 orë më parë / Kronika
Prokuroria e Prizrenit ndalon 2 persona si dhe kërkon paraburgim për 3 të tjerë9 orë më parë / Kronika
Brenda 24 ore – 46 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 16 të arrestuar10 orë më parë / Kronika
Të martën policia ka dënuar mbi 700 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID