Policia shqipton mbi një mijë gjoba për 24 orë

18.05.2019

Policia e Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit në tërë vendin ka shqiptuar rreth 1165 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm. Po ashtu Policia e Kosovës njofton se përgjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 18 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 28 të tjera kanë […]

Policia shqipton mbi një mijë gjoba për 24 orë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit në tërë vendin ka shqiptuar rreth 1165 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm.

Po ashtu Policia e Kosovës njofton se përgjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, ku 18 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 28 të tjera kanë qenë me dëme materiale.

Policia e Kosovës për 24 orë kishte arrestuar edhe 13 persona, ku 9 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa një person është në vujtje të dënimit.