Policia shqipton mbi 230 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

07.12.2021

Si shkak i mosrespektimit të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht po shqipton gjoba për qytetarët. Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportet e policisë, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit, PK-ja ka shqiptuar 235 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVID. Ndryshe, për të parandaluar përhapjen e virusit […]

Policia shqipton mbi 230 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Si shkak i mosrespektimit të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht po shqipton gjoba për qytetarët.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe në raportet e policisë, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit, PK-ja ka shqiptuar 235 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk respektuan masat antiCOVID.

Ndryshe, për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet shtetërore kanë marrë masa antiCOVID-19. Masa këto që  kanë hyrë në fuqi të hënë, e që u bën të ditura nëpërmjet një konference për medie të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjec duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.