Policia shqipton mbi 2200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID brenda 24 orëve

11.09.2021

2,221 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19, masa këto të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet. Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim […]

Policia shqipton mbi 2200 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID brenda 24 orëve Foto: Ilustrim

2,221 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19, masa këto të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Ditëve të fundit, Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të hapjes së pandemisë.

Kjo pasi që rastet e reja të infektimit me COVID-19, por edhe rastet e vdekjes kanë shënuar rritje të madhe.

Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar 1,527 tiketa trafiku ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut.