Policia shqipton afër 700 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

24.09.2021

Për qytetarët që nuk respektojnë këto masa kundër COVID-19 ka zero tolerancë, shqiptimi i madh i gjobave në fillim të muajit shtator nga policia, ka bërë që qytetarët të vetëdijësohen dhe të bartin maskën si dhe të respektojnë masat e tjera që janë në fuqi. Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia […]

Policia shqipton afër 700 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Për qytetarët që nuk respektojnë këto masa kundër COVID-19 ka zero tolerancë, shqiptimi i madh i gjobave në fillim të muajit shtator nga policia, ka bërë që qytetarët të vetëdijësohen dhe të bartin maskën si dhe të respektojnë masat e tjera që janë në fuqi.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 653 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 31 gushti, por që këto masa me disa ndryshime janë miratuar më 13 shtator nga Qeveria e Kosovës, e të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.

Ndërsa, tashmë ka filluar të ketë rënie numri i rasteve të infektimeve dhe të vdekjeve, ku dje janë konfirmuar 133 raste pozitive dhe 2 të vdekjes nga COVID-19.