Policia shqipton 945 tiketa në trafik, 821 tjera për mos respektim të masave anti-COVID

29.08.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 21 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale. Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar 1,766 […]

Policia shqipton 945 tiketa në trafik, 821 tjera për mos respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 54 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 21 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale.

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë shqiptuar 1,766 tiketa nga policia.

945 nga to kanë qenë tiketa të shqiptuara në trafik, ndërsa 821 janë tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19.

17 persona janë arrestuar ditën e shtunë në Kosovë, 8 janë dërguar në mbajtje, 2 janë ndaluar nga policia dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit.