Policia se ndal dorën, vetëm dje shqiptoi mbi 2600 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

08.09.2021

Policia e Kosovës që më shumë që një javë ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e COVID-19. Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet. Përgjatë inspektimeve për respektim […]

Policia se ndal dorën, vetëm dje shqiptoi mbi 2600 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës që më shumë që një javë ka nisur zbatimin e masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e COVID-19.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia brenda 24 ore ka shqiptuar 2,641 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi javën e kaluar, e të cilat do të zgjasin deri më 13 shtator.

Kjo pasi që situata me COVID-19 në vendin tonë është tejet shqetësuese, vetëm dje janë konfirmuar 920 si dhe janë regjistruar 28 raste të vdekjes.