Policia s’e ndal dorën, për vetëm 5 ditë shqipton mbi 7,200 tiketa trafiku

28.08.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar në trafik. Shumë pjesëmarrës në trafik nuk po i respektojnë rregullat, ku si shkak i tyre Policia po shqipton tiketa për kundërvajtje në trafik. Ku muajve të fundit Policia e Kosovës po pranon informata për kundërvajtje rrugore edhe përmes videove dhe fotografive të publikuara […]

Policia s’e ndal dorën, për vetëm 5 ditë shqipton mbi 7,200 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar në trafik.

Shumë pjesëmarrës në trafik nuk po i respektojnë rregullat, ku si shkak i tyre Policia po shqipton tiketa për kundërvajtje në trafik.

Ku muajve të fundit Policia e Kosovës po pranon informata për kundërvajtje rrugore edhe përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online si dhe nga vetë qytetarët.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar 1,450 tiketa trafiku për pjesëmarrësit në trafik.

SuharekaOnline ka mbledhur statistika të Policisë së Kosovës për tiketat e shqiptuara për kundërvajtje rrugore nga data 23 Gusht deri më 27 Gusht.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se PK-ja për vetëm pesë ditë ka shqiptuar 7,208 tiketa trafiku.

DataNr. i tiketave të trafikut të
shqiptuara nga Policia e Kosovës
23 Gusht1,420
24 Gusht1,553
25 Gusht1,362
26 Gusht1,423
27 Gusht1,450
TOTAL7,208