Policia s’e ndal dorën, dy dënime me nga 150 euro për shoferët që tejkaluan në vijë të plotë, rastet u publikuan në media

Policia s’e ndal dorën, dy dënime me nga 150 euro për shoferët që tejkaluan në vijë të plotë, rastet u publikuan në media
Çlirim Gashi

14.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online ka pranuar informata  për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë.

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.

Policia e Kosovës i falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe në trafik.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit