Suharekë: Nga mospërshtatja e shpejtësisë vetura përplaset me një objekt, një person merr lëndime trupore

18.06.2020

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave bëhet e ditur se të mërkurën në Suharekë ka ndodhur një vetaksident ku përveq dëmeve materiale një person ka marr lëndime trupore. Mëngjesin e së mërkurës rreth orës 06:55 në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kishte qenë e përfshirë një veturë […]

Suharekë: Nga mospërshtatja e shpejtësisë vetura përplaset me një objekt, një person merr lëndime trupore Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave bëhet e ditur se të mërkurën në Suharekë ka ndodhur një vetaksident ku përveq dëmeve materiale një person ka marr lëndime trupore.

Mëngjesin e së mërkurës rreth orës 06:55 në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kishte qenë e përfshirë një veturë me drejtues mashkull kosovar, e cila si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë është përplasur me një objekt.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar i cili ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.