Policia nuk ndalet, për 9 muaj ka konfiskuar 892 armë pa leje

20.10.2019

Policia e Kosovës gjithmonë është aktive për konfiskimin e armëve pa leje, ku sipas statistikave të fundit për 9 muaj janë konfiskuar 892 armë pa leje. Ndërsa në disa statistika tjera të këtij institucioni të sigurisë, që nga viti 2016 e deri më tani qytetarët e Kosovës në duart e tyre kanë mbajtur gjithsejtë 4625 […]

Policia nuk ndalet, për 9 muaj ka konfiskuar 892 armë pa leje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjithmonë është aktive për konfiskimin e armëve pa leje, ku sipas statistikave të fundit për 9 muaj janë konfiskuar 892 armë pa leje.

Ndërsa në disa statistika tjera të këtij institucioni të sigurisë, që nga viti 2016 e deri më tani qytetarët e Kosovës në duart e tyre kanë mbajtur gjithsejtë 4625 armë pa leje.

Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit 2018, Ministria e Punëve të Brendshme kishte organizuar një iniciativë, ku kishte për qëllim legalizimin e armëve, por kjo iniciativë po konsiderohet si e dështuar, njëjtë mendon edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Në këtë inciativë sipas Shalës vetëm një numër i vogël i armëve janë legalizuar si dhe janë dorëzuar.

Po ashtu Drizan Shala tha se armët pa leje që posedojnë qytetarët e Kosovës, cenojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

“Një raport nga organizata ndërkombëtare për siguri OSBE e cila vepron në Kosovë ka dalë në përfundim se në duart e qytetarëve të Kosovës ekzistojnë afro 200 mijë armë të vogla në duart e tyre të cilët një pjesë e tyre nuk janë te legalizuara dhe kanë mbetur si mbetje nga pas lufta”.

“Armët gjinden në duart e qytetarëve ne nuk e dimë se sa janë të trajtuar për të përdorur armët, ne çfarë gjendje gjinden armët. Armët të cilët janë në duart e qytetarëve e cenojnë drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarit”./eo/