Policia nuk ndalet, dënon 2634 persona dhe arreston 55 persona brenda dy ditëve

Policia nuk ndalet, dënon 2634 persona dhe arreston 55 persona brenda dy ditëve
Çlirim Gashi

28.08.2019 / Kronika

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Vetëm këto dy ditët e fundit (26 Gusht dhe 27 Gusht) janë gjobitur 2634 qytetarë në gjithë vendin.

Po ashtu Policia e Kosovës edhe brenda një dite po arreston shumë persona për vepra të ndryshme penale.

Policia e Kosovës për 48 orë (dy ditë) ka arrestuar saktësisht 55 persona, më datën 26 gusht ka arrestuar 12 persona dhe më datën 27 gusht ka arrestuar 43 persona.

Bëhet e ditur se personat e arrestuar me datën 26 gusht 11 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit, kurse personat e arrestuar me datën 27 gusht 35 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

Këto të dhëna janë nxjerr nga SuharekaOnline në bazë të raporteve ditore të policisë.

Nëse vlera mesatare e një tikete është 20 euro, atëherë i bije që buxheti i Kosovës është pasuruar me 52 mijë e 680 euro brenda dy ditëve.

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të gjobave në trafik, aksidentet janë ende shqetësuese

26 Gusht
27 Gusht
RAPORTO