Policia nuk lëshonë pe në gjoba, dënon 5156 persona brenda katër ditëve

Policia nuk lëshonë pe në gjoba, dënon 5156 persona brenda katër ditëve

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Vetëm këto katër ditën e fundit (5 Gusht, 6 Gusht, 7 Gusht dhe 8 Gusht) janë gjobitur 5156 qytetarë në gjithë vendin.

Këto të dhëna janë nxjerr nga SuharekaOnline në bazë të raporteve ditore të policisë. 

Nëse vlera mesatare e një tikete është 20 euro, atëherë i bije që buxheti i Kosovës është pasuruar me 103120 euro brenda katër ditëve.

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të gjobave në trafik, aksidentet janë ende shqetësuese

Raportet e Policisë për këto data:
5 Gusht: 1055 tiketa trafiku;
6 Gusht: 1287 tiketa trafiku;
7 Gusht: 1479 tiketa trafiku;
8 Gusht: 1335 tiketa trafiku.

Kujtojmë se Policia e Kosovës gjithmonë po apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak që t’i shmangim aksidentet e mos të ndodhë edhe ndonjë fatkeqësi tjetër.

RAPORTO