Policia nuk kursen qytetarët, shqipton mbi 1500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

17.09.2021

1,561 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19. Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet. Në ditët e fundit Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë […]

Policia nuk kursen qytetarët, shqipton mbi 1500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

1,561 qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Në ditët e fundit Policia në bashkëpunim me inspektorët sanitarë dhe ata komunalë kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të hapjes së pandemisë.

Kjo pasi tashmë rastet e reja të infektimit, por edhe rastet e vdekjes kishin shënuar rritje të madhe.

Në 24 orët e fundit po ashtu Policia ka shqiptuar 1,570 gjoba edhe ndaj shoferëve për mosrespektim të rregullave të trafikut.