Policia nuk kursehet, shqipton mbi 2000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

16.09.2021

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritja e rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Policia e Kosovës t’i shtojë kontrollet me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID. Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të […]

Policia nuk kursehet, shqipton mbi 2000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Rritja enorme e rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe rritja e rasteve të vdekjes nga ky virus, ka bërë që Policia e Kosovës t’i shtojë kontrollet me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID.

Me hyrjen në fuqi të masave të reja anti-COVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.

Përgjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID nga qytetarët, Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 2,048 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID-19.

Ndryshe masat e reja anti-COVID kanë hyrë në fuqi nga 31 gushti, por që këto masa me disa ndryshime janë miratuar më 12 shtator nga Qeveria e Kosovës, e të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.

Kjo pasi që situata me COVID-19 në vendin tonë është shqetësuese, vetëm dje janë konfirmuar 410 raste pozitive si dhe janë regjistruar 12 raste të vdekjes.