Policia nuk fal, për 5 ditë mbi 8.800 gjoba të shqiptuara

19.06.2021

Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online është duke pranuar çdo ditë informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë. Njësitet policore menjëherë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe po u […]

Policia nuk fal, për 5 ditë mbi 8.800 gjoba të shqiptuara Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online është duke pranuar çdo ditë informata për pjesëmarrës në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë.

Njësitet policore menjëherë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe po u shqiptohen tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka gjobitur 1.894 drejtues të automjetëve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat për 5 ditët e fundit për shqiptimin e tikave të trafikut për shoferët që nuk respektojnë rregullat në komunikacion.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se vetëm për 5 ditë policia ka shqiptuar 8.835 gjoba të tilla.

DataNr. i shqiptimit të tiketave të trafikut
14 qershor1.662
15 qershor1.729
16 qershor1.837
17 qershor1.713
18 qershor1.894
TOTAL8.835

Policia e Kosovës i falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar dhe kontributin e dhënë në parandalimin e kundërvajtjeve dhe njëkohësisht apelon për pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut për një siguri më të madhe në trafik.