Policia nuk e ndal dorën, të dielën dënoi mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

05.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 edhe gjatë ditëve të para të muajit prill të këtij viti ka vazhduar të jetë i lartë, njëlloj si në 3 muajt e kaluar. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një […]

Policia nuk e ndal dorën, të dielën dënoi mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 edhe gjatë ditëve të para të muajit prill të këtij viti ka vazhduar të jetë i lartë, njëlloj si në 3 muajt e kaluar.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin ee situatës me pandeminë.

Gjatë 24 orëshit të fundit Policia e Kosovës ka dënuar 571 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe gjatë ditës së diel janë konfirmuar 680 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 9 viktima nga ky virus.