Policia nuk e ndal dorën, për një ditë dënon mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Në muajin janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar numër më i madh i rasteve pozitive me COVID-19 dhe i viktimave nga ky virus, me trend pothuajse të njejtë konfirmimi i rasteve ka vazhduar edhe në tri javët e muajit shkurt.

Pavarësisht situatës me pandeminë, bartja e maskës dhe mbajtja e distancës në Kosovë janë obligative si në shumë vende të tjera të botës.

Ndërsa që nga muaji gusht në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19.

Policia e Kosovës përveç aktiviteteve të tjera siç janë mbarvajtja në komunikacion, arrestimi i personave të dyshuar e të tjera, që nga gushti i 2020’ës ka shqiptuar edhe gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Vetëm gjatë ditës së hënë, policia ka dënuar 521 qytetarë të cilët nuk e kan respektuar këtë ligj.

Poashtu, gjatë ditës së hënë Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me Komitetin për vlerësimin e situatës me pandeminë, ku ndër tjerash ka bërë të ditur se masat aktuale vazhdojnë të mbesin në fuqi deri në një vendim tjetër, i cili merret pas ndryshimit të kësaj situate, e cila sipas Drejtorit të SHSKUK-së është e menaxhueshme, ani pse në QKUK dhe Spitalet Rajonale po trajtohen mbi 500 pacientë, prej të cilëve rreth 355 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Rikujtojmë se vetëm të hënën nga IKSHPK-ja janë identifikuar 260 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 5 në Komunën e Suharekës.

RAPORTO