Policia nuk e ndal dorën, mbi 1000 tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se nga 48 aksidente, 15 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale, njofton SuharekaOnline.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1045 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët i kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.