Policia nuk e ‘ndal’ dorën as të dielën, dënon mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Policia nuk e ‘ndal’ dorën as të dielën, dënon mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19 e cila ditëve të fundit është rënduar, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënime të tilla Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as ditën e dielë, ku ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit janë dënuar 537 qytetarë, të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjës së infeksionit me këtë virus, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së dielë në Kosovë janë konfirmuar 565 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima nga ky virus.

RAPORTO