Policia nuk e ndal dorën as të dielën, dënon afër 600 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

01.02.2021

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ditë më parë ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në vendin tonë është e mirë duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Pavarësishtë kësaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar numër më i lartë i […]

Policia nuk e ndal dorën as të dielën, dënon afër 600 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ditë më parë ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në vendin tonë është e mirë duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Pavarësishtë kësaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti në Kosovë janë regjistruar numër më i lartë i rasteve pozitive, po ashtu edhe i viktimave nga COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Që nga muaji gusht i vitit 2020 në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, ligj ky i cili rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij ligji thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Në bazë të këtij ligji Policia e Kosovës gjatë ditës së dielë ka dënuar 578 qytetar.

Rikujtojmë se gjatë ditës së dielë në Kosovë janë regjistruar 6 viktima dhe 287 raste pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 të infektuar me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 59 vjeç.