Policia “nuk e ndal dorën”, 1050 dënime për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

16.10.2020

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka aktivizuar policinë dhe inspektoratin, kërkesë kjo që erdhi ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë. Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se policia është duke punuar vazhdimisht që ta mbaj nënkontrollë situatën epidemiologjike, pasi që vetëm brenda 24 ore janë dënuar 1050 […]

Policia “nuk e ndal dorën”, 1050 dënime për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka aktivizuar policinë dhe inspektoratin, kërkesë kjo që erdhi ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se policia është duke punuar vazhdimisht që ta mbaj nënkontrollë situatën epidemiologjike, pasi që vetëm brenda 24 ore janë dënuar 1050 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID-19.

Krahas angazhimit për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, Policia e Kosovës gjithashtu është duke punuar edhe për të parandaluar aksidentet e trafikut, ku sipas raportit të policisë bëhet e ditur se policia gjatë aktivitetit të djeshëm policia ka shqiptuar 1013 tiketa trafiku për ngasesit e pakujdesshëm në trafik, shkruan SuharekaOnline.

Kujtojmë se dje nga policia janë raportuar 55 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëra nga to ka përfunduar me fatalitet.