Policia nuk e ndal dorën, 1036 dënime për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

Shifrat alarmuese të të infektuarve me Korona virus kanë bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarr përsëri masa të reja kufizuese, në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja epidemiologjike.

Nga IKSHPK-ja dje është njoftuar se brenda 24 orëshit të fundit kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 486 raste të reja.

Krahas masava parandaluese, në Kosovë shqetësues mbetet edhe numri i qytetarëve të cilët nuk po respektojnë ligjin anti-COVID i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht dhe sipas këtij ligji Policia e Kosovës gjobitë qytetarët e papërgjegjshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit edhe pse numri i të infektuarve ishte i lartë, njëlloj ishte edhe numri i qytetarëve të cilët u dënuan për mosbartjen e maskës.

Gjatë ditës së hënë policia ka dënuar 1036 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.