Suharekë, konfiskohet një veturë, para dhe arrestohen 5 persona të dyshuar për posedim të narkotikëve

14.12.2020

Të dielën policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar në Suharekë. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të dielën rreth orës 15:15 në Suharekë Policia së bashku me njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikut me Narkotikë-Prizren të mbështetura nga njësitet tjera policore kanë arrestuar 5 persona të dyshuar. Gjatë kontrollit dhe […]

Suharekë, konfiskohet një veturë, para dhe arrestohen 5 persona të dyshuar për posedim të narkotikëve Foto: Ilustrim

Të dielën policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar në Suharekë.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se të dielën rreth orës 15:15 në Suharekë Policia së bashku me njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikut me Narkotikë-Prizren të mbështetura nga njësitet tjera policore kanë arrestuar 5 persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes janë konfiskuar 57 gram substancë narkotike e llojit Kokainë, 44.57 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, një veture Rang Rover, para të gatshme 3200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.