Policia në rajonin e Prizrenit shqipton 394 gjoba trafiku e 89 të tjera për moszbatim të masave anti-COVID

09.11.2021

Në vazhdim të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë te komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, në parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, janë në vazhdimësi duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-COVID-19. Realizimi i këtij […]

Policia në rajonin e Prizrenit shqipton 394 gjoba trafiku e 89 të tjera për moszbatim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Në vazhdim të zbatimit të masave të sigurisë në komunikacionin rrugorë, njësitë e policisë te komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitetin në rajonin e Prizrenit, në parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, janë në vazhdimësi duke realizuar planin operativ “Siguria në komunikacion”, si dhe zbatimin e masave anti-COVID-19.

Realizimi i këtij plani po kryhet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit.

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 394 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave COVID-19 janë shqiptuar 89 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi.