Policia në rajonin e Prizrenit shqiptoi mbi 470 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë e përdorim të telefonit

04.11.2021

Realizimi i këtij plani po kryhet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit. Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit […]

Policia në rajonin e Prizrenit shqiptoi mbi 470 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë e përdorim të telefonit Foto: © Hallka Marketing Agency

Realizimi i këtij plani po kryhet nga të gjitha stacionet dhe njësitë në rajonin e Prizrenit.

Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 471 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid19 janë shqiptuar 113 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve.

Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi.