Policia në aksion, dënon afër 4 mijë qytetarë për mos respektim të masave anti-COVID

01.09.2021

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra […]

Policia në aksion, dënon afër 4 mijë qytetarë për mos respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënimet e tilla, Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së martë, ku ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë dënuar 3,981 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së martë në vendin tonë janë konfimuar 1,383 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 26 raste të vdekjes nga ky virus.