Policia lëshon dorën në gjoba, dënon 5803 persona brenda katër ditëve

21.09.2019

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik. Vetëm këto katër ditët e fundit (17 shtator, 18 shtator, 19 shtator dhe 20 shtator) janë gjobitur 5803 qytetarë në gjithë vendin. Këto të dhëna janë nxjerr nga SuharekaOnline në bazë të raporteve ditore të policisë. Nëse vlera […]

Policia lëshon dorën në gjoba, dënon 5803 persona brenda katër ditëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Vetëm këto katër ditët e fundit (17 shtator, 18 shtator, 19 shtator dhe 20 shtator) janë gjobitur 5803 qytetarë në gjithë vendin.

Këto të dhëna janë nxjerr nga SuharekaOnline në bazë të raporteve ditore të policisë.

Nëse vlera mesatare e një tikete është 20 euro, atëherë i bije që buxheti i Kosovës është pasuruar me 116060 euro brenda katër ditëve.

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të gjobave në trafik, aksidentet janë ende shqetësuese

17 shtator
18 shtator
19 shtator
20 shtator