Policia lëshon dorën në gjoba, dënon 5 550 persona brenda katër ditëve

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Vetëm këtë javë janë gjobitur 5 550 qytetarë në gjithë vendin.

Këto të dhëna janë nxjerr nga Indeksonline në bazë të raporteve ditore të policisë. 

Nëse vlera mesatare e një tikete është 20 euro, atëherë i bije që buxheti i Kosovës është pasuruar me 111 000 euro brenda katër ditëve. 

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të gjobave në trafik, aksidentet janë ende shqetësuese

RAPORTO