04.09.2019, 15:04

Policia lëshon dorën në gjoba, dënon 3355 persona brenda tri ditëve

Policia e Kosovës është duke thyer rekord në shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Vetëm këto tre ditët e fundit (2 shtator, 3 shtator dhe 4 shtator) janë gjobitur 3355 qytetarë në gjithë vendin.

Këto të dhëna janë nxjerr nga SuharekaOnline në bazë të raporteve ditore të policisë.

Nëse vlera mesatare e një tikete është 20 euro, atëherë i bije që buxheti i Kosovës është pasuruar me 67100 euro brenda tri ditëve.

Mirëpo pavarësisht numrit të madh të gjobave në trafik, aksidentet janë ende shqetësuese

2 shtator
3 shtator
4 shtator
LEXO EDHE:  Për 24 orë, 29 aksidente e mbi 15 arrestime
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.