Policia konfiskon armë në dy fshatra të Suharekës, ka të arrestuar

12.10.2019

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë në dy fshatra të Suharekës. Bëhet fjalë për fshatrat Bukosh dhe Sllapuzhan. Sipas Policisë në dy këto lokacione janë gjetur armë zjarri pa leje dhe njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje. Më poshtë keni raportin e Policisë lidhur me konfiskimin e këtyre armëve pa leje. Fshati Sllapuzhan, […]

Policia konfiskon armë në dy fshatra të Suharekës, ka të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë në dy fshatra të Suharekës. Bëhet fjalë për fshatrat Bukosh dhe Sllapuzhan.

Sipas Policisë në dy këto lokacione janë gjetur armë zjarri pa leje dhe njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Më poshtë keni raportin e Policisë lidhur me konfiskimin e këtyre armëve pa leje.

Fshati Sllapuzhan, Suharekë 11.10.2019 – 07:30: Raportohet se njësiti policor, nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka konfiskuar një pushkë gjuetie. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fshati Bukosh, Suharekë 11.10.2019 – 19:30: Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që te i njëjti i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 12 fishekë të kalibrit 6.5 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.