Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 50 vjeçarit i akuzuar për trafikim me njerëz

09.04.2021

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të kërkuarit i akuzuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”. Bëhet fjalë për Maxhun Bajramajn nga Deçani. Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo […]

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 50 vjeçarit i akuzuar për trafikim me njerëz Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të kërkuarit i akuzuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Bëhet fjalë për Maxhun Bajramajn nga Deçani.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Kërkesa e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 09 prill 2021 Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Gjakovë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• MAXHUN (Niman) BAJRAMAJ i lindur me 16.12.1970 Deçan.

I akuzuari është i kërkuar për veprёn penale:

• “TRAFIKIM ME NJERËZ”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com