Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa trafiku për 24 orë

06.10.2020

Edhe pse qeveria ka zbutur masat në kuadër të mbrojtjes kundër COVID-19, një gjë e tillë nuk po respektohet nga ana e qytetarëve, të paktën në bartjen e maskave dhe respektimit të distancës. Kështu bënë të ditur raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ku janë gjobitur 686 qytetarë për mos respektim të ligjit anti-covid. […]

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa trafiku për 24 orë Foto: Ilustrim

Edhe pse qeveria ka zbutur masat në kuadër të mbrojtjes kundër COVID-19, një gjë e tillë nuk po respektohet nga ana e qytetarëve, të paktën në bartjen e maskave dhe respektimit të distancës.

Kështu bënë të ditur raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ku janë gjobitur 686 qytetarë për mos respektim të ligjit anti-covid.

Nga raporti i policisë gjithashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 1105 tiketa trafiku, për ngasesit e pakujdesshëm të veturave të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.