Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 ore

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.

Sipas statistikave që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se nga 47 aksidente 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hëne ka shqiptuar 1029 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe 23 persona të dyshuar ku prej tyre një është në vuajte të dënimit dhe 18 të tjerë janë në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.