Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 400 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 400 gjoba për kundërvajtjen “mos përdorim të rripit të sigurisë”
Çlirim Gashi

12.03.2021 / Kronika

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 446 gjoba për ngasësit e automjeteve që nuk e vendosën rripin e sigurimit.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të aktiviteteve lidhur me operacionin Roadpol – Rripi i Sigurisë që ka filluar nga data 08-15.03.2021, operacion që ka të bëjë me ngritjen e sigurisë rrugore konkretisht veprime për mos vendosje apo mos përdorim të rripit të sigurisë.

Realizimi i këtij operacioni do të vazhdojë në të gjithë vendin, me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat në trafikun rrugor.

RAPORTO