Policia gjobit mbi 760 qytetarë për mosrespektim të ligjit anti-COVID

24.08.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID, pasi që ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me Sars-CoV-2 në vendin tonë. Në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës po i dënon qytetarët për mosrespektim të masave kundër këtij virusi. Sipas raportit 24 orësh […]

Policia gjobit mbi 760 qytetarë për mosrespektim të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të masave anti-COVID, pasi që ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me Sars-CoV-2 në vendin tonë.

Në bazë të ligjit anti-COVID, Policia e Kosovës po i dënon qytetarët për mosrespektim të masave kundër këtij virusi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se vetëm brenda kësaj periudhe kohore janë dënuar 762 qytetarë.

Përmes një komunikate, PK-ja ka theksuar se kanë rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë konfirmuar 1.067 raste të reja me COVID-19 si dhe janë regjistruar 17 raste të vdekjes nga ky virus.