Policia gjen të miturën që u raportua e zhdukur, i dorëzohet familjes

25.11.2021

Sipas njoftimit, 16 vjeçarja i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. “Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me […]

Policia gjen të miturën që u raportua e zhdukur, i dorëzohet familjes Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, 16 vjeçarja i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

“Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj.

Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes.

Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike”, thuhet në komunikatë.