Policia gjatë ditës së marte ka dënuar mbi 1 mijë qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

28.10.2020

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 197 raste të reja. Kjo rritje e vazhdueshme e të infektuarve nuk po i shqetëson aspak qytetarët madje […]

Policia gjatë ditës së marte ka dënuar mbi 1 mijë qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëhet e ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 197 raste të reja.

Kjo rritje e vazhdueshme e të infektuarve nuk po i shqetëson aspak qytetarët madje disa prej tyre nuk po respektojnë as vendimet anti-COVID të cilat janë rekomanduar nga institucionet dhe Qeveria.

Me rritjen e numrit të të infektuarve MSH-ja ka kërkuar që Policia e Kosovës të punojë me nga 12 orë dhe t’i rritë aktivitetet që situata epidemiologjike të mos përkeqësohet, shkruan SuharekaOnline.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 ore janë gjobitur 1072 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

Gjithashtu Policia e Kosovës brenda 24 ore ka shqiptuar 913 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pakujdesshëm në trafik.

Nga policia njoftohet se në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 24 persona ku prej tyre 19 janë në mbajtje.