10.05.2019, 19:04

Policia e Kosovës trajnohet nga FBI-ja

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se pjesëtarë të saj po trajnohen nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nga SHBA-ja.

“Policia e Kosovës si forcë kryesore e zbatimin të ligjit në vend, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kuadër të këtij bashkëpunimi sipas Policisë  prioritet ka qenë intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse mjaft të rëndësishme për PK-në nga parteri ICITAP-i amerikan, ku me mbështetjen e tyre nga data 6 deri  10 maj, është realizuar “Kursi Trajnues – Negocimi në Situata të Krizës” trajim njëjavor (40 orësh) nga FBI-ja, për 25 anëtarë të Policisë së Kosovës.

“Nga këta pjesëmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane”, thuhet në njoftim.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.

Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe zyrtar të lartë të ICITAP-it kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. QALAJ ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në mbështetjen e Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspert me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.

/SuharekaOnline/