Policia e Kosovës për 24 orë ka dënuar mbi 500 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

31.01.2021

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar numër më i madhë i rasteve pozitive me COVID-19, po ashtu është regjistruar edhe numër më i madh i viktimave. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe pse ka numër të lartë të rasteve pozitive, situata me pandeminë në vendin tonë është e mirë […]

Policia e Kosovës për 24 orë ka dënuar mbi 500 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Në muajin e parë të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar numër më i madhë i rasteve pozitive me COVID-19, po ashtu është regjistruar edhe numër më i madh i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe pse ka numër të lartë të rasteve pozitive, situata me pandeminë në vendin tonë është e mirë duke e krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Që nga muaji gusht i vitit 2020 në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, ligj ky i cili ka 29 nene dhe rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Në bazë të këtij ligji, Policia e Kosovës gjatë ditës së shtune ka dënuar 501 qytetar, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se gjatë ditës së shtune janë konfirmuar 285 raste pozitive me COVID-19.

Gjatë ditës së shtune në Komunën e Suharekës janë identifikuar 16 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë të moshës 84 vjeç.