Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, 1196 tiketa të shqiptuara për 24 orë

17.09.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku një ka përfunduar me fatalitet, 23 aksidente me persona të lënduar ndërsa 30 prej tyre me dëme materiale. Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë shqiptuar 1196 tiketa trafiku, gjithashtu edhe 873 tiketa për mos respektimin […]

Policia e Kosovës nuk e ndal dorën, 1196 tiketa të shqiptuara për 24 orë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku një ka përfunduar me fatalitet, 23 aksidente me persona të lënduar ndërsa 30 prej tyre me dëme materiale.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se janë shqiptuar 1196 tiketa trafiku, gjithashtu edhe 873 tiketa për mos respektimin e ligjit anti-COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 21 persona ku dy prej tyre janë në vuajtje të dënimit dhe 12 të tjerë në mbajtje.