Policia e Kosovës në aksion kundër vozitjes nën ndikimin e alkoolit

  • 30.03.2019, 13:01

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për parandalimin e vozitjes së automjeteve nën ndikimin e alkoolit.

Së pari ky aksion ka filluar në Prishtinë, ku është duke vazhduar në shumë pika të kryeqytetit.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Sabit Beqiri, e konfirmoi këtë aksion duke thënë se me këtë çështje jemi marrë në tërë muajin mars.

Beqiri tha se tani jemi në magjistralen që e lidhin kryeqytetin me qytetet e tjera, po ashtu edhe brenda kryeqytetit jemi me dy njësi.

Policia e Kosovës është e fokusar më shumë tek të rinjtë për aryse që të mos vozision nën ndikim të alkoolit.

“Qytetarët na përkrahin. Jemi të fokusuar tek të rinjtë që të mos vozisin të dehur sepse është një prej kundërvajtjeve më të rënda dhe më të rrezikshme”, tha ai.

Ai bëri të ditur se aksionet zakonisht fillojnë nga ora 23:00, por për parandalim të vozitjes nën ndikimin e alkoolit ky aksion fillon nga ora 01:00 e cila do të zgjasë deri në orën 05:00.

Të tjera