Policia e Kosovës me aksion të ri kundër trafikimit të armëve

25.03.2021

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani. “Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e […]

Policia e Kosovës me aksion të ri kundër trafikimit të armëve Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente” tha Kelani.

Gjithashtu, tha që pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë.