Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 25 vjeçarit i dënuar për vjedhje

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 25 vjeçarit i dënuar për vjedhje
Çlirim Gashi

26.03.2021 / Kronika

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për Edison Ademi nga Peja.

Përmes një kërkesë për bashkëpunim, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

RAPORTO