Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për veprën falsifikim i parasë

23.09.2020

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, […]

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për veprën falsifikim i parasë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative me datë 16.09.2020 ka pranuar informacione se një person i dyshuar është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si : 5 (pesë), 10 (dhjetë) dhe 20 (njëzet) euro.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.

Në lidhje me rastin është kontaktuar  prokurori kompetent dhe gjyqtari i procedurës ku nga dhe është dhënë urdhëri verbal për kontrollim të lokacionit ku dyshohej se po prodhoheshin paratë e falsifikuara.

Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar :

  • Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese,
  • Gjashtëdhjetë e pesë (65) copa letër A4 me  para të falsifikuara në të dy anët,
  • Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët,
  • Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
  • Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
  • Njëqind e gjashtëdhjetë  (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
  • Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar,
  • Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe
  • Dy telefona celular. 

Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar,  në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë.