Policia: Do të shtojmë aktivitetet e kontrollit për shoferët që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit

22.07.2021

Policia e Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka bërë të ditur se do të shtohen aktivitetet e kontrollit, për pjesëmarrësit në trafik që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit. Policia në komunikatë ka theksuar se që nga fillimi i muajit korrik të këtij viti, gjendja në komunkacion po karakterizohet me numër të madh të […]

Policia: Do të shtojmë aktivitetet e kontrollit për shoferët që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka bërë të ditur se do të shtohen aktivitetet e kontrollit, për pjesëmarrësit në trafik që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Policia në komunikatë ka theksuar se që nga fillimi i muajit korrik të këtij viti, gjendja në komunkacion po karakterizohet me numër të madh të aksidenteve, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë me fatalitet, me të lënduar dhe dëme materiale.

“Gjatë periudhës së fundit kohore, që nga fillimi i muajit korrik 2021, gjendja në komunikacion, karakterizohet me një numër të shtuar të aksidenteve në trafik me persona të lënduar, dëme materiale si dhe me pasoja fatale.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Përmes kësaj kumtese, Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik, se do të shtohen aktivitetet e kontrollit, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Lidhur me këtë, PK ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përmbahen rregullave ligjore, dhe të mos vënë veten dhe të tjerët në rrezik.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Komunikatë për shtyp

Më 21.07.2021. Kumtesë lidhur me kundërvajtjet e vazhdueshme në trafik kohëve të fundit.

Gjatë periudhës së fundit kohore, që nga fillimi i muajit korrik 2021, gjendja në komunikacion, karakterizohet me një numër të shtuar të aksidenteve në trafik me persona të lënduar, dëme materiale si dhe me pasoja fatale.

Përmes kësaj kumtese, njoftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafik, se do të shtojmë aktivitetet e kontrollit, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Lidhur me këtë, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përmbahen rregullave ligjore, dhe të mos vënë veten dhe të tjerët në rrezik.

Kontrolla e shtuar e trafikut:

Me 21/22.07.2021, në periudhën kohore 22:00 deri 03:00min, zyrtarët policor të Njësisë së Trafikut Rajonal Mitrovicë veri, në rrugën rajonale N22.3 Leposaviq – Leshak, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ lidhur me sigurinë në trafik rrugor në kuadër të kontrollit të shtuar për ngasje nën ndikim të alkoolit.

Me këtë rast, janë kontrolluar të gjitha veturat në lëvizje të cilat kanë qarkulluar në të dyja kahjet, ndërsa ngasësit e automjeteve janë testuar me alkoolmetër.

Rreth 500 vetura janë kontrolluar dhe po aq ngasës të automjeteve janë testuar. Dy nga ngasësit e automjeteve të kontrolluara kanë rezultuar pozitiv në alkoolmetër, mbi sasinë e lejuar të prezencës së alkoolit, dhe ndaj të njëjtëve janë ndërmarrë masat ligjore të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit.